Transmetuar më 12-09-2026, 11:19

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin e fuqishëm që tronditi në orët e para të mëngjesit zonën e Bathores në Kamëz, ku u vendos lëndë plasëse në portën e banesës së 36-vjeçarit Mariglen Lala. Grupi hetimor dyshon se akti ka shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj tij, ndërsa motivet e sakta mbeten ende nën hetim.

Në fokus të hetimeve është vënë e kaluara kriminale e 36-vjeçarit. Sipas të dhënave paraprake, Lala është liruar nga burgu pak kohë më parë, pasi ka përfituar nga amnistia e fundit penale, ndërkohë që më parë rezulton i dënuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje, plagosje dhe mashtrim.

Policia po verifikon mundësinë që ngjarja të lidhet me aktivitetet e mëparshme apo konfliktet e mundshme të 36-vjeçarit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:35 në rrugën “Rozafa” në Bathore, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në hyrjen e banesës, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit