

Persona të panjohur vendosën një sasi eksplozivi në banesën e një të riu në Bathore dhe shkaktuan dëme materiale pa llogaritur ankthin te familjarët.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, njoftoi policia e Tiranës.
Ajo tha se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






