

Teksa përgatitjet për edicionin e gjashtë të "Big Brother VIP Albania" po hyjnë në fazën e tyre intensive, emra të rinj nga bota e showbiz-it dhe rrjeteve sociale vazhdojnë të përfliten për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, burime pranë produksionit sugjerojnë se çifti i njohur i TikTok-ut, Albi Buzali dhe Xhesiana Zahoaliaj, mund të jenë midis konkurruesve të këtij edicioni. Të dy kanë krijuar një ndjekshmëri të lartë në platformat digjitale, ndërsa përfshirja e tyre në formatin televiziv do t’i përballte për herë të parë me një audiencë shumë më të gjerë.
Aktualisht mbetet e paqartë nëse formula e produksionit parashikon hyrjen e tyre si garues të pavarur apo si një çift i vetëm brenda lojës.
Megjithatë, lajmi mbetet në kuadrin e aludimeve, pasi deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e drejtuesve të Top Channel apo nga vetë protagonistët. Lista e emrave të përfolur pritet të pasurohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim, deri në nisjen zyrtare të spektaklit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






