Transmetuar më 12-09-2026, 07:42

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Porto Palermos, në bashkinë e Himarës, duke lënë të plagosur tre persona.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, kur shërbimet e emergjencës janë njoftuar për një automjet që kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur plotësisht. Me mbërritjen në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën tre persona të dëmtuar brenda mjetit, të cilët u transportuan menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e sakta të përmbysjes së automjetit dhe as gjendja e detajuar shëndetësore e të aksidentuarve. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në terren ku po kryejnë veprimet e para për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit