

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë një kthim të papritur të motit me vranësira të dendura, rënie temperaturash dhe reshje shiu.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe vranësira që do të vijnë duke u ngjeshur. Temperaturat maksimale do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke u luhatur nga 19 deri në 33 gradë Celsius në rang vendi.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët e të herëpashershëm. Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites pritet përkeqësim i kushteve, ku nuk do të mungojnë shtrëngatat afatshkurtra, shkarkesat elektrike dhe reshjet e breshërit, kryesisht në zonat lindore.
Sa i përket parametrave të erës, ajo do të puhasë nga veriperëndimi dhe juglindja me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit, luginave dhe zonave malore do të arrijë me hove deri në 11 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i ulët deri në mesatar, nga 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






