Transmetuar më 11-09-2026, 23:41

Rrotullimi i dorës drejt telefonit sapo hapim sytë është kthyer tashmë në një refleks automatik për pjesën më të madhe të njerëzve. Ajo që nis si një kontroll disa-sekondësh i orës apo mesazheve, shpesh shndërrohet në dhjetëra minuta navigimi në rrjetet sociale, duke ndikuar drejtpërdrejt në disponimin dhe ritmin e ditës.

Psikologët dhe ekspertët e sjelljes nëvizojnë disa faktorë kryesorë se pse kjo zakonshmëri po përhapet me shpejtësi:

Epanjohura e njoftimeve dhe kërkimi i trurit për informacion: Pas orëve të gjumit, truri përballet me dëshirën natyrale për të mësuar se çfarë ka ndodhur gjatë natës. Pasiguria nëse në ekran na pret një mesazh i rëndësishëm, një e-mail apo një përmbajtje e re, e bën reagimin edhe më nxitës.

Mbingarkesa me kërkesat e të tjerëve: Ekspozimi i menjëhershëm ndaj e-mail-eve të punës apo mesazheve e zhvendos mendjen nga gjendja e qetë e zgjimit drejt marrjes së vendimeve. Në vend që dita të nisë me prioritete personale, ajo fillon duke i dhënë përgjigje kërkesave të të tjerëve.

Mungesa e kufijve në rrjetet sociale: Për dallim nga mediat tradicionale me përmbajtje të kufizuar, platformat digjitale ofrojnë burime të pafundme informacioni. Kjo bën që përdoruesit të humbasin lehtësisht ndjesinë e kohës ndërsa janë ende në shtrat.

Krahasimi social i parakohshëm: Konsumi i pamjeve të zgjedhura të jetës së të tjerëve — sukseset, pushimet apo fitnesi — brenda minutave të para të mëngjesit mund të nxisë krahasimin dhe të ndikojë negativisht në perceptimin për ditën që sapo ka nisur.

Ekspertët sugjerojnë se zgjidhja nuk qëndron ne izolimin e plotë digjital, por te krijimi i një distance të vogël kohore. Zëvendësimi i këtij refleksi me hapa të thjeshtë — si ngritja nga shtrati, hapja e perdeve apo pirja e ujit përpara kontrollit të ekranit — ndihmon në ruajtjen e qetësisë mendore dhe në marrjen e kontrollit mbi ditën.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit