Transmetuar më 11-09-2026, 23:20

Partia Republikane ka përmbyllur konventën e saj në Dallas, me një fjalim qendror nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe një thirrje të Presidentit Donald Trump drejtuar mbështetësve për të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Vance mori vëmendjen kryesore të pjesëmarrësve në atë që analistët e shohin si një test të hershëm për mundësinë e kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028. Zëvendëspresidenti u kërkoi të pranishmëve të përqendrohen te fitorja e nëntorit për të larguar demokratët nga pushteti dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë.

"Çdo amerikan e meriton trashëgiminë e shenjtë të Shteteve të Bashkuara. Këtë nëntor le të luftojmë për njerëzit tanë dhe të mos harrojmë kurrë se Amerika u përket atyre që e duan," u shpreh Vance.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një pjesë e mirë e strukturave republikane e shohin Vance si figurën kryesore për të çuar përpara lëvizjen "Make America Great Again". Megjithëse brenda partisë përmenden edhe emra si Sekretari i Shtetit Marco Rubio për udhëheqjen e ardhshme, Vance kërkoi që vëmendja e menjëhershme e bazës të mbetet te zgjedhjet e afërta të mesmandatit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit