

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të prerë eksponentëve dhe figurave brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të përcaktojë asnjë pasardhës për drejtimin e partisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se gara për udhëheqjen e re të PS-së nuk është hapur dhe u kërkoi zyrtarëve socialistë të përqendrohen te detyra e tyre. Ai theksoi se pasardhësi do të duhet të dalë vetë e të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes përmes punës dhe kontributit.
"U kam thënë: mos mendoni se kujt i vjen radha, sepse nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj," u shpreh ai.
I pyetur për të ardhmen e tij politike, kreu i qeverisë sqaroi se kur të vijë momenti i dorëzimit të stafetës do të mbetet anëtar i thjeshtë i partisë, pa ndërhyrë te pasardhësi. Rama nëvizoi se arsyeja kryesore pse vijon të qëndrojë në detyrë është përmbushja e misionit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, diçka që sipas tij mund ta realizojë vetëm kjo shumicë qeverisëse.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






