Transmetuar më 11-09-2026, 19:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Marglliçit në Patos, ku 46-vjeçari Ermal Debrova ka ndërruar jetë gjatë ushtrimit të detyrës. Viktima, me origjinë nga Elbasani, ishte duke punuar për një firmë private dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë duke montuar një shtyllë elektrike në momentin e aksidentit fatal.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, Policia e Fierit ka ndërmarrë veprimet e para hetimore duke shoqëruar 4 persona në komisariat. Të shoqëruarit po pyeten nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

Patos/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit