

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar gjatë takimeve me drejtuesit vendorë dhe kufitarë një intensifikim të punës kundër krimit dhe rritje të kontrolleve nga strukturat e Policisë në Tiranë, Korçë dhe Dibër.
Theks i veçantë gjatë këtyre takimeve është vënë te goditja e grupeve kriminale, lufta kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut të drogës, si dhe kapja e personave të shpallur në kërkim. Gjithashtu, Hita ka kërkuar hetime më të thelluara për frenimin e krimeve kufitare dhe trafikut të paligjshëm.
Në kuadër të afrimit të vitit të ri shkollor, një tjetër prioritet i vendosur në rendin e ditës ka qenë garantimi i sigurisë për nxënësit, përmes monitorimit të vazhdueshëm të zonave përreth shkollave dhe identifikimit të individëve që mund të përfshijnë të rinjtë në aktivitete kriminale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






