

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e së premtes në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, i riu është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, pak minuta pas incidentit, është shoqëruar në polici personi i dyshuar si autor i plagosjes.
Deri në këto momente nuk janë bërë të ditur identitetet e të plagosurit dhe të personit të shoqëruar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve dhe dinamikës së konfliktit mes dy të rinjve.
Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






