Transmetuar më 11-09-2026, 13:30

Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, duke nisur nga e premtja deri të diela, me ndeshje të rëndësishme për renditjen dhe rivalitetin në fushë.

Sfida hapëse e kësaj jave do të luhet në qytetin e Korçës mes Skënderbeut dhe Tiranës, e cila është programuar të zhvillohet të premten në orën 18:30. Të shtuna do të vijojë me dy takime të tjera: Partizani do të presë Dinamo City-n në stadiumin e Vorës në orën 16:00, ndërsa Teuta do të luajë në shtëpi ndaj Vorës në orën 18:30.

Java e katërt do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit, ku Laçi do të presë Vllazninë në orën 16:00, kurse AF Elbasani dhe Egnatia do të ulin siparin e kësaj jave me përballjen që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:30.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit