Transmetuar më 11-09-2026, 13:04

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Village”, duke kapur dhe ndaluar në fshatin Pjezë të Shijakut 19-vjeçarin L. C., i cili ishte shpallur në kërkim. I riu akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka plagosur me mjete prerëse tre shtetas pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja për të cilën ai kërkohej dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 26 korrikut 2026 në lagjen nr. 13 në Durrës. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar më 4 gusht 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij dhe bashkëpunëtorit të dyshuar M. H., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shërbimet e policisë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim, M. H.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit