Transmetuar më 11-09-2026, 13:03

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish këtë të premte, duke sjellë ndërprerjen e saj nga kryetarja Albulena Haxhiu. Pas një minute heshtjeje në nderim të viktimave të 11 Shtatorit, deputetët votuan propozimin që kandidatët për nënkryetarë të votohen individualisht.

Gjatë procesit të votimit, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh nënkryetar me 100 vota pro, ndërsa Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës mori 44 vota dhe nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të marrë këtë post.

Pas dështimit të votimit për kandidaten e PDK-së, kjo parti u ftuar të bëjë një propozim të ri, por shumica e deputetëve u larguan nga salla. Ky veprim detyroi kryetaren Haxhiu të njoftojë ndërprerjen e seancës deri në një moment të dytë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit