

Kryeministri Edi Rama ka bërë të mundur nisjen e një formati të ri komunikimi të përjavshëm, ku deputetët e qarqeve do të takojnë qytetarët çdo të premte në të njëjtën orë. Ky njoftim synon të rrisë praninë e përfaqësuesve politikë në terren dhe të sigurojë një bashkëbisedim më të afërt me banorët.
Sipas kryeministrit, takimet do të zhvillohen në një ambient ndryshe nga praktikat tradicionale politike, pasi ato do të jenë pa praninë e kamerave, pa fotografi të pjesëmarrësve dhe pa fjalime zyrtare. Misiotoni kryesor i përfaqësuesve do të jetë dëgjimi i hapur i shqetësimeve të qytetarëve.
Deputetët do të pajisen me laps dhe letër për të mbajtur shënim të gjitha ankesat, kërkesat, idetë, shqetësimet dhe propozimet e adresuara nga qytetarët, duke vendosur theksin te vëmendja dhe reflektimi ndaj zërit të publikut.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






