

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulajn, i dyshuar për vrasjen e Ylber Lulit më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Sipas hetimeve të prokurorisë, konflikti kishte nisur fillimisht në një lokal për motive banale ("pse më sheh") dhe më pas ishte zhvendosur në banesën e viktimës, pasi ky i fundit kishte kërkuar përmes SMS-ve që autori të shkonte për t’u sqaruar. Gjatë përleshjes fizike ku u përdorën thika dhe armë zjarri, mbeti i vrarë 24-vjeçari Ylber Luli, ndërsa babai i tij pranoi se kishte goditur me thikë autorin.
Autori i dyshuar nuk ka dhënë dëshmi për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar verifikimin e dëmtimeve që Vulaj ka pësuar në trup gjatë konfliktit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






