

Qeveria ka prezantuar një reformë të re strehimi të fokusuar te të rinjtë dhe profesionistët, e cila parashikon vënien në dispozicion të 7 mijë apartamenteve, dhënien e 4 mijë kredive të buta – nga të cilat 2 mijë me zero interes për banesa deri në 60 mijë euro – si dhe subvencionimin e qirasë për 3 mijë apartamente të tjera.
Gjatë konferencës pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi se paketa do të mbulohet nga Fondi Kombëtar i Strehimit dhe se zbatimi i saj nuk lidhet me qëllimet elektorale. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve se ku mund të gjenden banesa me këtë vlerë në Tiranë, ministrja u shpreh se bëhet fjalë për apartamente me sipërfaqe të vogla në periferi të kryeqytetit, të destinuara kryesisht për çifte dhe profesionistë të rinj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






