

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me automjetin që përdor kryeministri, vlera e të cilit u raportua se kap shifrën e 100 mijë eurove. Gjatë deklaratës pas mbledhjes së qeverisë, Ismaili sqaroi se makina është marrë me qira dhe mbulohet financiarisht nga buxheti i Partisë Socialiste.
Duke shtuar se automjeti përdoret gjithashtu për angazhimet partiake, ajo theksoi se zgjedhja e mjetit lidhet drejtpërdrejt me standardet e sigurisë së kryeministrit, të përcaktuara nga Garda e Republikës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






