

Gjykata Administrative ka lëshuar një urdhër të prerë për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar ato të procedojnë me kalimin e menjëhershëm të fondeve për pagat e punonjësve dhe zyrtarëve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ky vendim vjen pas bllokimit financiar të krijuar së fundmi, i cili kishte prekur funksionimin e këtij institucioni kyç të drejtësisë. Me urdhrin e ri të Gjykatës Administrative, Financat dhe Thesari detyrohen të ekzekutojnë detyrimet ligjore pa vonesa të mëtejshme, duke normalizuar situatën për stafin e gjykatës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






