

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq.
33-vjeçari Dylber Halili, akuzohet në Itali për një sërë veprash penale, mes tyre tentativë vrasjeje, plagosje, shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Tiranë.
Akuzohet në Itali, për krime kundër personit, kundërshtim të punonjësve të Policisë dhe shkatërrim prone, kapet në Ndroq, 33-vjeçari.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Itali, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Ndroq dhe u arrestua provizorisht shtetasi D. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 31.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Plagosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i arrestimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit te policisë gjatë ushtrimit të detyrës”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Itali.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






