

TIRANË – Pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë gjatë viteve të tij në qeverisje.
Në fjalën e tij, Lamallari u shpreh se përvoja në detyrat e ndryshme shtetërore ka qenë e rëndësishme për formimin e tij profesional.
“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesionalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që të mos ju zhgënjej”, tha Lamallari.
Ai deklaroi gjithashtu se e konsideron një nder vijimin e bashkëpunimit me Ramën, tashmë në një tjetër funksion pranë Kryeministrisë.
“Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjitha punët që e presin Shqipërinë”, u shpreh Lamallari.
Rama njoftoi më herët se Lamallari do të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme për t’iu bashkuar ekipit të Kryeministrisë. Në vend të tij pritet të vijë Ervin Demo, i cili deri tani ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






