

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke bërë të ditur se Besfort Lamallari do të largohet nga drejtimi i ministrisë dhe do të bëhet pjesë e ekipit në Kryeministri.
Përmes një reagimi, Rama tha se vendimi është pjesë e një ndryshimi në ekipin qeverisës, ndërsa Ervin Demo, deri tani ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, do të marrë drejtimin e punëve të Brendshme.
“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri të ditur se Demo do të mbulojë Ministrinë e Brendshme, ndërsa çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në strukturën e kësaj ministrie.
“Ndërkohë që Demo, ministri i Pushtetit Vendor, do të mbulojë punët e Brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, përfshirja e çështjeve vendore në strukturën e Ministrisë së Brendshme nuk është një praktikë e re, por tashmë do të marrë një formë më të plotë brenda ministrisë.
Ndryshimet shënojnë kështu largimin e Lamallarit nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe kalimin e tij në një funksion pranë Kryeministrisë, ndërsa Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e ministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






