

KOSOVË – Kuvendi i Kosovës do të vijojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të. Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ku në rend të ditës është zgjedhjain e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori 62 vota, duke siguruar drejtimin e institucionit e nënkryetarëve të Kuvendit.
Një ditë më parë, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori 62 vota, duke siguruar drejtimin e institucionit ligjvënës.
Seanca konstituive ishte shtyrë më herët pas deklaratës së deputetit serb Igor Simiç. Gjatë fjalimit në Kuvend, Simiç deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.
Pas zhvillimeve në sallën e Kuvendit, kryetarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, njoftoi shtyrjen e seancës.
Punimet pritet të vijojnë sot me procedurën për zgjedhjen e nënkryetarëve, një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmbylljes së konstituimit të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






