Transmetuar më 11-09-2026, 07:28

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë-Krujë, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pa leje në ambientet e një hoteli në pronësi të tij.

Në pranga ka rënë Adrian Gjebeshi, i njohur edhe si Adrian Merlika. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri, rreth 20 mijë euro dhe një jelek antiplumb.

Sipas të dhënave të bëra publike nga policia, Gjebeshi ka qenë i arrestuar edhe më parë. Në prill të vitit 2017, ai u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të vitit 2015, ku dyshohej për tentativë vrasjeje ndaj një 25-vjeçari në Krujë.

Gjithashtu, sipas informacionit të publikuar, 40-vjeçari është dënuar më herët në Itali për trafik droge dhe është dyshuar për përfshirje edhe në vepra të tjera penale, mes tyre trafikim të mjeteve motorike, vjedhje dhe grabitje me dhunë.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe të aktivitetit të të arrestuarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit