

Faza e ligës në Champions League ka përmbyllur javën e saj të parë me përballje të mbushura me gola dhe emocione, ku gjigantët e futbollit europian konfirmuan pretendimet e tyre për trofeun e madh.
Në "Old Trafford", Manchester United ka dhuruar një show të vërtetë futbolli për përkrahësit e vet duke mposhtur pastër 4-0 debutuesit e Sabah Baku. Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë falë golave të Matheus Cunha, Bruno Fernandes dhe Benjamin Sesko, ndërsa Lisandro Martinez vulosi fitoren me golin e katërt në pjesën e dytë.
Në Gjermani, Bayern Munich nuk ka falur përballë norvegjezëve të Bodo/Glimt duke fituar me rezultatin 2-0. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, bavarezët zhbllokuan sfidën me Jamal Musiala në minutën e 47-të, ndërsa sulmuesi Harry Kane vulosi pikët e plota në minutën e 61-të.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Italia, ku Como e Cesc Fàbregas shkroi historinë në ndeshjen e saj të parë në fazën e grupeve të Champions League. Italianët mposhtën 3-1 RB Leipzig falë golave të Baturinës, Douvikas dhe Diao, ndërsa për gjermanët shënoi Maksimovic. Përballja tjetër mes Slavia Pragës dhe Lens u mbyll në barazim 1-1.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






