Transmetuar më 10-09-2026, 19:23

Gjykata e Apelit në Bolonjë ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, duke ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin për autorin e vrasjes së 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku e mitura humbi jetën pasi u hodh nga një ballkon.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta dhe pakënaqësi të thellë te familja e viktimës. Avokati mbrojtës i nënës, Emilio Malaspina, bëri të ditur se familjarët janë veçanërisht të zhgënjyer edhe nga qëndrimi i Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkoi gjithashtu uljen e masës së dënimit për autorin, i cili në kohën e krimit ishte 15 vjeç.

Nëna e viktimës ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë për lehtësi në dhënien e dënimeve ndaj autorëve të krimeve të tilla. Ajo ka paralajmëruar se vendime të kësaj natyre nuk ndihmojnë në parandalimin e femicideve, por përkundrazi rrezikojnë të inkurajojnë dhunën dhe autorët e mitur, nëse shteti nuk ndërhyn me masa më të forta dhe të duhura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit