

UKRAINË – Një sulm me dron rus ka goditur një qendër tregtare në qytetin e Sumyt, duke shkaktuar dy viktima dhe 20 të plagosur.
Sipas të dhënave të përditësuara, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve raportohet se ka edhe të mitur.
Sulmi shkaktoi një zjarr në zonën e qendrës tregtare, ndërsa ndërtesa pësoi dëme të konsiderueshme. Nga goditja u dëmtuan gjithashtu disa automjete të parkuara pranë godinës.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Autoritetet vijojnë operacionet në zonë, ndërsa po vlerësohen edhe dëmet materiale.
Rajoni i Sumyt, i cili ndodhet pranë kufirit me Rusinë, është përballur vazhdimisht me sulme gjatë luftës në Ukrainë. Sulmi i fundit vjen në një periudhë kur Rusia ka intensifikuar përdorimin e dronëve dhe raketave ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






