Transmetuar më 10-09-2026, 18:58

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16:45 në aksin rrugor Lushnjë–Berat, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit “Ford”, shtetasi E. P., si dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë automjet, shtetasja A. P., 19 vjeçe.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, E. P. do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, 19-vjeçarja A. P. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Mercedez-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi E. P., i cili, për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar, si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit