Transmetuar më 10-09-2026, 15:26

Një nga gjashtë personat që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve, viktima është Saimir Kola, 40 vjeç, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim mjekësor në Itali, pasi kishte pësuar djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Pavarësisht trajtimit të specializuar, 40-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e shpërthimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht në Markatomaj, ku shpërthimi i bombulës së gazit shkaktoi plagosjen e gjashtë anëtarëve të familjes.

Pesë personat e tjerë mbetën gjithashtu të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

Policia dhe grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit