Transmetuar më 10-09-2026, 12:05

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me autoritetet doganore të pikës kufitare të Kakavijës dhe Autoritetin Kombëtar UShqimor (AKU), ka finalizuar operacionin e koduar “Ngarkesat”, duke goditur një rast të kontrabandës dhe shkeljes së standardeve të sigurisë ushqimore.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme me skaner në vijën e dytë në hyrje të vendit, në dy autobusë të linjave “Athinë-Gjirokastër” dhe “Athinë-Shkodër” u zbuluan 31 pako me mish dhe peshk të transportuara në kundërshtim të plotë me kriteret higjieno-sanitare. Produktet rezultuan pa dokumentacion tatimor, duke u futur në mënyrë të paligjshme nga Greqia.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë drejtuesit e mjeteve, shtetasit A.B., 54 vjeç, dhe K.M., 46 vjeç. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit