Transmetuar më 10-09-2026, 11:47

Përshkallëzohet konflikti për trajtimin financiar në sistemin e drejtësisë, pasi shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kallëzuar penalisht në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj, sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, si dhe drejtuesit e degëve të Thesarit në rrethe.

Kallëzimi vjen si pasojë e moszbatimit të vendimeve gjyqësore që lidhen me pagat e magjistratëve. Sipas padisë së ngritur, zyrtarët e lartë të ekzekutivit dyshohen se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit