Transmetuar më 10-09-2026, 11:37

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të gjyqtarëve kushtuar ngërçit të pagave, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka deklaruar prerë se mosveprimi i Kuvendit nuk i jep të drejtë ekzekutivit të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se vendimet përfundimtare të drejtësisë nuk janë subjekt dëshire, por detyrim për t’u zbatuar.

Sadushi u ndal te parimi i ndarjes së pushteteve, duke kujtuar se marrëdhënia mes tyre duhet të bazohet te respekti reciprok dhe jo te nënshtrimi. Sipas tij, në një shtet të së drejtës organet shtetërore i nënshtrohen vendimeve gjyqësore dhe jo e kundërta, ndërsa sjellja e institucioneve ndaj këtyre vendimeve tregon nivelin e kulturës kushtetuese dhe evropiane të vendit.

Kreu i Gjykatës së Lartë shtoi gjithashtu se kritika ndaj gjykatave është legjitime, por ajo nuk duhet të kalojë në denigrim apo përpjekje për të dobësuar sistemin e drejtësisë, pasi ruajtja e një gjyqësori të pavarur është garanci për të gjithë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit