

Artisti i njohur Bojken Lako ka rrëfyer për herë të parë hapur detaje nga jeta e tij private, duke zbuluar se prej katër vitesh është në një lidhje dashurie me partneren e tij, e cila quhet Izzy dhe i përket po ashtu botës së muzikës.
Gjatë intervistës, Lako tregoi se ajo ka një eksperiencë të gjatë në menaxhimin dhe organizimin e eventeve për artistë të njohur ndërkombëtarë, si dhe ka bashkëpunuar në Shqipëri në fushën e medies dhe projekteve muzikore. Madje, çifti ka bashkëpunuar profesionalisht edhe në Festivalin e 62-të të Këngës, ku kanë qenë pjesë e konceptit dhe organizimit të eventit.
Megjithatë, një detaj i vogël që mori vëmendjen gjatë intervistës ishte varëse me shkronjën “I” në qafën e artistit — iniciali i emrit të partneres së tij — një gjest që tregon qartë rëndësinë e saj. Bojken Lako konfirmoi se pavarësisht njohjes së hershme mes tyre, romanca e tyre ka nisur zyrtarisht katër vite më parë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






