

Policia e Tiranës ka arrestuar një protestues dhe ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 14 persona të tjerë, si pasojë e incidenteve dhe akteve të dhunës të regjistruara gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit 2026.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit bllokuan qarkullimin e rrugëve në kryeqytet dhe rrethuan një automjet, të cilin e sulmuan fizikisht. Ndaj 14 protestuesve të proceduar rëndojnë akuzat për “Tubim dhe manifestim i paligjshëm”, “Bllokim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, tre prej personave të proceduar janë konstatuar me doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, për çka do të përgjigjen penalisht edhe për veprën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






