Transmetuar më 10-09-2026, 10:39

Sistemi gjyqësor në vend vijon të përballet me bllokim dhe tensione, pasi gjyqtarët mblidhen sot në orën 10:00 në një takim të përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për të diskutuar situatën e krijuar me pagat.

Pezullimi i shërbimeve nga administrata dhe sekretaritë ka përfshirë Gjykatën e Tiranës, atë të Vlorës, Fierit dhe Lushnjës, të cilat kërkojnë kalimin e pagave të muajit gusht sipas nivelit të ri. Ndërkohë, çështja ka shkaktuar përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa pritet që nisma të votohet më 17 shtator.

Situata vjen pas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese më 7 shtator, e cila i kujtoi Kuvendit detyrimin për të zbatuar vendimin e saj të 17 shkurtit lidhur me pagat në sistemin e drejtësisë, kompetencë për të cilën mazhoranca argumenton se i takon Kuvendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit