Transmetuar më 10-09-2026, 09:55

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur sot deklaratat përmbyllëse për gjyqin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të drejtësisë, ndërkohë që vendimtar mbetet edhe afati për çështjen e krimeve të luftës.

Mbrojtja dhe prokurorët do të kenë në dispozicion tri ditë për të paraqitur argumentet e tyre përmbyllëse në çështjen ku Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi akuzohen për ndikim te dëshmitarët mes prillit dhe nëntorit 2023. Që të pestë janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërkohë, dy ditë pas përfundimit të këtij procesi, Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, do të dalin para trupit gjykues për t’u njohur me aktgjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1998–1999, për të cilat Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre. Të gjithë të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa procesi në Hagë ka ngjallur vazhdimisht debate dhe reagime të shumta publike në Kosovë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit