

Protesta e paralajmëruar e banorëve në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz ka degeneruar në tensione, pasi protestuesit kanë thyer portën dhe kanë hyrë me forcë brenda mjediseve të kompanisë "Bankers Petroleum".
Banorët kërkuar largimin e punonjësve nga sektori dhe kanë ngritur shqetësimin për mospagimin e detyrimeve dhe mosrespektimin e kontratave të qirasë për tokat e tyre.
"Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët", është shprehur një nga protestuesit gjatë përplasjes. Situata mbetet e tensionuar në terren, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për pretendimet e tyre pronësore dhe financiare ndaj kompanisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






