

Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet të dorëzojnë sot në Gjykatën e Strasburgut dosjen lidhur me masën e sigurisë "arrest në burg", ndërsa për finalizimin e saj është kërkuar një takim paraprak në paraburgim.
Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 19 muajsh, që nga shkurti i vitit 2025, për akuzat e ngritura nga SPAK, të cilat ai i ka kundërshtuar vazhdimisht, ndërkohë që çështja ndaj tij vijon në gjykatën e themelit.
Zhvillimi në Strasburg vjen pak ditë para datës 15 shtator, kur Gjykata e Lartë pritet të shprehet me arsyetimin nëse masa ekstreme e sigurisë është proporcionale me ushtrimin e detyrës së tij si kryebashkiak i zgjedhur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






