Transmetuar më 10-09-2026, 08:52

Autoritetet greke, në bashkëpunim të ngushtë me agjentët e DEA-s amerikane, kanë finalizuar një operacion antidrogë në aeroportin "Eleftherios Venizelos" të Athinës, ku u sekuestruan rreth 100 kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur me mjeshtëri brenda një ngarkese me trëndafila të freskët të nisur nga Kolumbia.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, policia arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Sipas hetimeve paraprake, metoda e kamuflimit mes luleve u përdor për të shmangur kontrollet doganore dhe për të futur drogën në territorin grek. Autoritetet vijojnë hetimet intensive për të zbuluar destinacionin final të ngarkesës dhe për të identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal ndërkombëtar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit