Transmetuar më 10-09-2026, 08:10

ATHINË — Një operacion i përbashkët ndërmjet autoriteteve policore greke dhe agjentëve amerikanë të DEA-s ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, "Eleftherios Venizelos".

Sipas mediave greke, droga ishte fshehur me mjeshtëri brenda një ngarkese me trëndafila të freskët të nisur nga Kolumbia, me qëllim që të shmangte kontrollet doganore dhe të hynte e pashqetësuar në tregun evropian.

Gjatë ndërhyrjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, policia arrestoi gjashtë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku ndërkombëtar, ku sipas të dhënave paraprake bëjnë pjesë edhe shtetas shqiptarë.

Autoritetet helene dhe agjentët e DEA-s po vijojnë hetimet e thelluara për të zbardhur skemën e plotë të trafikut, për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, si dhe për të përcaktuar destinacionin final ku do të shpërndahej lënda narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit