

TIRANË — Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të enjte, duke sjellë mot të kthjellët dhe dominim të diellit në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve të Meteoalb, gjatë paradites dhe pasdites moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët, shoqëruar me vranësira të lehta dhe kalimtare në disa zonë të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit, ashtu edhe në ato të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 33°C.
Era do të fryjë e qetë dhe mesatare me shpejtësi 5 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare një dallgëzim të ulët prej 1 deri në 2 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






