Transmetuar më 09-09-2026, 22:30

Avioni që transportonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, drejt Oslos, për funeralin e mbretit norvegjez Harald V, për pak u godit nga një dron teksa po përgatitej të ngrihej nga Moldavia.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, e bëri të ditur incidentin gjatë një prononcimi për transmetuesin publik norvegjez NRK.

“Avioni i tij për pak desh u godit nga një dron ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Moldavia. Ky është realiteti që Zelensky po përjeton”, deklaroi Støre.

Kryeministri norvegjez nuk specifikoi burimin e informacionit dhe as sa pranë avionit të presidentit ukrainas ishte afruar droni.

Zelensky kishte mbërritur në Oslo të martën në mbrëmje, ndërsa incidenti është raportuar në një kohë tensionesh të shtuara në rajon dhe pas raportimeve për aktivitet të dronëve në hapësirën ajrore të Moldavisë.

Autoritetet moldave nuk kanë dhënë ende detaje të plota lidhur me incidentin dhe nëse droni kishte pasur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me avionin që transportonte presidentin ukrainas.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit