Transmetuar më 09-09-2026, 21:47

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar të mërkurën në Poloni, ku një tren pasagjerësh u përplas me një betoniere dhe doli nga shinat. Si pasojë e përplasjes, të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur, ndërsa katër prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:25, pranë Sokolniki Suche, në rajonin e Przysuchës, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Treni po udhëtonte nga Lublini drejt Szczecinit.

Sipas operatorit hekurudhor PKP Intercity, treni “Koziołek” përbëhej nga gjashtë vagona dhe një lokomotivë dhe kishte rreth 120 pasagjerë në bord. Pas përplasjes, treni u përmbys pjesërisht, ndërsa disa vagona dolën nga shinat.

Mes personave të plagosur rëndë janë shoferi i betonieres dhe drejtuesi i trenit. Ky i fundit mbeti i bllokuar pas përplasjes dhe u nxor nga zjarrfikësit.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan rreth 30 brigada zjarrfikëse dhe dy helikopterë shpëtimi.

Për shkak të aksidentit, trafiku hekurudhor në linjën 22, në segmentin Wolanów–Przysucha, është pezulluar. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit