Transmetuar më 09-09-2026, 20:58

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të lënë të ndaluar në rrugë me çelësat brenda.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas policisë, 48-vjeçari Aurel Hamolli ka konstatuar se automjeti ishte i ndaluar dhe se drejtuesi e kishte lënë me çelësat brenda.

Hamolli dyshohet se është futur në automjet dhe është larguar me të. Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Pogradecit kanë nisur ndjekjen e mjetit, duke bërë të mundur ndalimin e tij pak më vonë.

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit