Transmetuar më 09-09-2026, 20:28

Protesta kundër qeverisë në Tiranë ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e 102-të, me qytetarë dhe aktivistë që janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”.

Protestuesit nisën grumbullimin pas orës 19:00, ku gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”.

Më pas, protestuesit u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndalën para Kryeministrisë. Përpara godinës së qeverisë vijuan fjalimet dhe thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Gjatë protestës, një grup protestuesish bllokoi qarkullimin e automjeteve në njërin krah të Unazës, duke sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve.

Protesta pritet të vijojë me marshimin e qytetarëve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit