Transmetuar më 09-09-2026, 20:01

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Sipas raportimeve të mediave greke, Mazonakis pësoi arrest kardiak dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë. Një punonjës i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe nisi reanimimin kardiopulmonar.

Pak minuta më vonë, këngëtari u transportua me ambulancë drejt Spitalit Elpis, ku ekipet mjekësore vijuan përpjekjet për ta rikthyer në jetë. Pavarësisht ndërhyrjes, mjekët nuk arritën ta shpëtonin dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Giorgos Mazonakis ishte një prej emrave më të njohur të muzikës greke dhe një figurë e rëndësishme e skenës muzikore të vendit. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e nisi karrierën profesionale në vitin 1992, në moshën 20-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, Mazonakis publikoi një sërë këngësh të suksesshme, disa prej të cilave janë të njohura edhe për publikun shqiptar, mes tyre “Savvato”, “Zilevo” dhe “To Gucci Forema”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit