Transmetuar më 09-09-2026, 19:17

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Neapolit, në Selanik, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej autobusëve ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një stacion autobusi aty pranë. Katër gra kanë mbetur të plagosura dhe janë e ka një 21-vjeçare, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe në legen. Sipas transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendjen më të rënduar e ka një 21-vjeçare, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe në legen. Sipas raportimeve të mediave greke, ajo pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Tre të plagosurat e tjera, të moshave 17, 50 dhe 62 vjeç, kanë marrë dëmtime më të lehta. Ato nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por do të qëndrojnë të shtruara në klinikën kirurgjikale për monitorim të mëtejshëm.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit