Transmetuar më 09-09-2026, 18:45

Një shpërthim i fuqishëm në një hidrocentral të vjetër në jug të Zvicrës ka shkaktuar vdekjen e dy punëtorëve.

Ngjarja ndodhi në një hidrocentral në fshatin Piota, në kantonin e Ticinos, ku pas shpërthimit shpërtheu edhe një zjarr. Dy punëtorët pësuan plagë të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, nuk arritën t’u mbijetonin dëmtimeve.

Një prej viktimave ishte një 55-vjeçar me shtetësi zvicerane, ndërsa identiteti i punëtorit të dytë nuk është bërë ende publik.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në hidrocentral. Në momentin e aksidentit, objekti ishte duke iu nënshtruar punimeve të rinovimit.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit