

TIRANË – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuri të tjera në zonën bregdetare të Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”.
Sipas informacioneve paraprake, sekuestrimi është kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Bëhet fjalë për disa pasuri të ndodhura në zonën e Palasës, të cilat dyshohet se lidhen në mënyrë të tërthortë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim në kuadër të kësaj dosjeje.
Aktualisht, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) po ekzekutojnë vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pasurive.
Veprimi i SPAK vjen në vijim të hetimeve mbi pasuritë dhe lidhjet financiare që po verifikohen në kuadër të dosjes “Balluku”. Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura në vijim, ndërsa hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






