Transmetuar më 09-09-2026, 16:05

Një ditë pasi ish krahu i tij i djathtë nxori një skandal shqetësues përgjimesh dhe pak orë pasi SPAK njoftoi se po nis hetim zyrtar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur pak më parë të gjithë zyrtarët e shtetit në një takim me dyer të mbyllura.

Noa.al mëson se në takimin që po mbahet larg medias dhe pa asnjë informacion për të, janë thirrur dhe po marrin pjesë ministrat e qeverisë dhe zëvendësministrat, deputetët socialistë, por edhe pjesa më e madhe e drejtorëve më të rëndësishëm në Tiranë dhe rrethe. Gjithashtu marrin pjesë edhe krerët socialistë të disa rretheve.

Më herët sot, Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi zyrtarisht vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në këto përgjime, Ahmetaj denoncon një skemë të trafikimit të armëve.

Materialet e kërkuara nga hetuesit lidhen drejtpërdrejt me regjistrimet ku përmendet biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe lidhjet e tij me kompaninë “Timak”.

“Timak” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen ushtarake shtetërore “KAYO”. Kjo ka ngritur supozime për përdorimin e strukturave publike në dobi të interesave private, si rëndom, me mbështetje politike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit